Categories Lifestyle

Ndiheni të lodhur pasi keni ngrënë? Ja çfarë ndodh me organizmin tuaj

E keni vënë re sa të plogësht e të përgjumur jeni pas konsumit të një dreke të bollshme? Ngopja dhe qetësia vështirësojnë mbajtjen hapur të syve dhe dëshira për një gjumë ‘të fuqishëm’ është shumë e madhe. Me zhargonin popullor, kjo ndjesi mund të përshkruhet mirë duke thënë se në këto raste “të zë buka”.

Në përgjithësi, dëshira për gjumë pas ngrënies është krejt normale dhe nuk ka vend për shqetësim. Ky fenomen ndodh si pasojë e disa faktorëve që shpjegohen më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Tretja Ekzistenca jonë lidhet fort me energjinë e organizmit. Këtë energji e marrim nëpërmjet ushqimit që shpërbëhet në glukozë dhe kalon në sistemin tretës. Gjatë transformimit të ushqimit në energji, i gjithë cikli tretës ndez një sërë reagimesh në organizëm. Gjatë ngrënies çlirohen tre hormone që rrisin nivelin e ngopjes.

Është shumë interesant fakti që gjatë kësaj kohe, në tru çlirohet serotonina, hormoni i lumturisë që na trullos. Ushqimi ka ndikim edhe në prodhimin e melatoninës, hormoni që nxit gjumin. Kjo është arsyeja përse ndihemi si të dehur pasi kemi ngrënë.

Regjimi ushqimor, Ushqimet mund të treten njësoj, por ndikimi i tyre në organizëm nuk është i njëjtë. Disa ushqime si gjeli i detit ju përgjumin më shpejt se të tjerët. Ushqime të tjera me proteinë siç janë spinaqi, soja, vezët, djathi dhe peshku përmbajnë një amino acid që përdoret në organizëm për të krijuar serotoninën, që shkakton ndjesinë e plogështisë pas ushqimit. Lajmi i mirë është se ka ushqime që mund të kenë një ndikim të kundërt. Për shembull, një regjim ushqimor i pasur me perime, drithëra dhe yndyrna të shëndetshme promovon energji të qëndrueshme për organizmin. Pirja e ujit, shmangia e sheqerit të tepërt dhe racionet e vogla mund t’ju ndihmojnë.

Regjimi i gjumit, Nuk është çudi që, nëse nuk flini mjaftueshëm gjatë natës mund të jeni më të përgjumur pas ngrënies. Kur jeni të qetë dhe të ngopur, trupi ka dëshirë të pushojë, veçanërisht nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm një natë më parë. Ekspertët rekomandojnë që të krijoni një regjim të rregullt të gjumit, të mbani stresin nën kontroll dhe të kryeni aktivitet fizik të rregullt. Shmangni gjumin e drekës, nëse keni vështirësi të flini natën.

Aktiviteti fizik,  Aktiviteti i rregullt fizik rrit nivelin e energjisë dhe ul lodhjen. Aktiviteti në fjalë ju mban aktiv gjatë ditës dhe ju ndihmon të bëni një gjumë më të mirë natën.

Faktorë të tjerë , Me raste, lodhja që mund të ndjeni pas ngrënies mund të jetë shenjë e një sëmundjeje siç është diabeti, anemia, tiroidja e të tjerë. Konsultohuni me një mjek nëse lodhja pas ngënies është e tepërt. Por gjithsesi, nëse ndiheni paksa të lodhur pasi keni ngrënë, me siguri trupi po reagon kundër ndryshimeve biokimike të shkaktuara nga tretja. Me fjalë të tjera, lodhja është krejt normale./AgroWeb.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME