Categories Lajme

Ndihma ekonomike për 5 vite, ja si do bëhet aplikimi dhe punësimi

Pas ndryshimeve ligjore, të zyrtarizuara në korrik të këtij viti, Qeveria ka përcaktuar edhe mënyrën sesi do të bëhet punësimi i atyre që trajtohen me asistencë, me qëllim daljen e tyre nga skema pas përfundimit të afatit 5-vjeçar.

Zbardhet projektvendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, “Për mekanizimin e bashkërendimit ndërinstitucional të punës për referimin për punësim të individëve dhe anëtarëve në moshë aktive pune të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike”, në të cilin përcaktohen hapat që do të ndiqen. Kështu, në përfundim të pesë viteve, anëtarët në moshë madhore dhe të aftë për punë, do të kenë përvetësuar njohuritë dhe aftësitë e domosdoshme për t’u integruar në tregun e punës.

Qeveria merr përsipër jo vetëm krijimin e infrastrukturës për punësimin e tyre, por edhe për aftësimin e tyre nëpërmjet kurseve profesionale dhe trajnimeve. Regjistrimi në zyrat e punës si punëkërkues është parakusht për punësimin e tyre. Qeveria, sikundër parashtrohet edhe në program, do të shërbejë si ndërmjetës te bizneset. Ato biznese që do të punësojnë persona nga radhët e familjeve që trajtohen me asistencë, do të shikohen me sy të mirë duke u favorizuar në tenderët publikë.

“Masa për subvencionimin e punësimit synon të nxisë punësimin e përfituesve të NE, aftësimin e tyre, duke nxitur njëherësh dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Punëdhënësit, të cilët marrin pjesë në këto programe për një periudhë 9- mujore, do kenë një bonus prej 2-5 pikësh në çdo tender publik–qendror apo lokal, ku ata marrin pjesë në vitin pasardhës”, thuhet në dokumentin e ministrisë.

APLIKIMI

Aktualisht, ndihma ekonomike për familjet në nevojë shkon deri në 8 mijë lekë në muaj. Shuma mujore për çdo familje do të përcaktohet përmes një formule pikëzimi, e cila ende nuk është miratuar. Sakaq, masa e përfitimit do të jepet e plotë për familjet pa të ardhura apo me të ardhura të pamjaftueshme nga programet e mbrojtjes sociale, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera. Procedura e aplikimit realizohet pranë administratorit shoqëror. Por ndryshe çfarë ka ndodhur deri më tani, do të shmanget vendimmarrja e Këshillit Bashkiak, pasi kjo e drejtë i është atribuuar me ligj Drejtorisë Rajonale të SHSSH.

AFATI

Siç ishte paralajmëruar këtu e tri vite më parë, ndihma ekonomike do të jetë një pagesë e kufizuar në kohë, çka do të thotë se nuk do të përfitohet gjithmonë, por veç për një periudhë të caktuar derisa familja të jetë në kushtet për t’ia dalë pa mbështetje. Nga ana tjetër, ligji i ri për asistencën sociale parashikon kufizimin në kohë të përfitimit të kësaj asistence, por nuk përcakton afatin kohor për daljen nga skema e mbështetjes financiare dhe as kriteret dhe procedurat për ata përfitues, të cilët kalojnë afatin ekzistues prej 5 vjetësh si përfitues dhe riaplikojnë për të qenë përfitues.

PËRJASHTIMI

Në nenin 15 të ligjit të ri përcaktohen edhe kriteret penalizuese, të cilat mund të çojnë në përjashtimin e një familje nga skema e ndihmës ekonomike. Në këtë mënyrë, përjashtohen për një periudhë 6-mujore ata që kryejnë ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes, që nuk tërheqin asistencën brenda afateve të përcaktuara, kur refuzojnë verifikimin e situatës social-ekonomike në familje, bëjnë deklarim të rremë, si edhe kur refuzojnë përfshirjen në kurset e formimit profesional për anëtarët në moshë aktive pune. Ndërkohë, me një vit përjashtohen ata që refuzojnë ofertat e punës, ndërpresin punën apo kur rezultojnë me të ardhura dhe kushte të mira socialekonomike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME