Categories Lajme, Showbiz

Ndihmat që Bebe Rexha dhe Rita Ora po bëjnë për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

Gazeta e përditshme britanike “Daily Mail”, e ka shkruar një artikull për ndihmat që dy këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha e Rita Ora, po bëjnë për të prekurit nga tërmetet në shtetin e Shqipërisë. “Daily Mail”, ka shkruar për mobilizimin e dy artisteve shqiptare, përderisa ka treguar edhe detaje rreth tërmeteve të fuqishme që goditën Shqipërinë, ku si pasojë e tyre vdiqën 49 persona.

“Rita dhe Bebe, të cilat kanë prindërit shqiptar, u shfaqen të merakosura në Instagram, duke u drejtuar mesazhe të prekurve nga tërmeti, si dhe i lutën ndjekësit e tyre të dhurojnë para për kampanjat që nisën”, thuhet në artikullin e të famshmes britanike. Më tutje, bëhet e ditur që Rita ka zgjedhur ta rindërtojë një shtëpi në Tiranë, përderisa Bebe Rexha do të udhëtojë për në Shqipëri për tu ndihmuar nga afër të prekurit e tërmeteve.

“Ekipet e shpëtimit të Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi janë duke punuar në një ndërtesë të shkatërruar të një hoteli në Durrës, ku besohet se ndodhet edhe një person”, thuhet në artikull. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur edhe në Laç ditën e sotme, pasi qyteti ka pësuar dëme të mëdha nga tërmetet e fuqishme të 26 nëntorit. Deri më tani zyrtarisht janë konfirmuar 49 viktima nga këto tërmete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME