49 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra persona në qiell të hapur. Është ky bilanci i tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, duke lënë pas dhimbje dhe shumë lot. Solidariteti me të prekurit ka qënë i madh.
Në kryeqytetin suedez, Stokholm, shqiptarët janë mbledhur dhe kanë ndezur qirinj në respekt të viktimave të tërmetit shkatërrimtar. Këto janë disa nga momentet që ndjekës të “Ora News” dërgojnë në redaksinë on-line.
