“Nuk mund të shpëtojmë jetë, por mund t’i gjendemi pranë çdokujt në këto momente”. Këtë mesazh përcolli kryeministri Edi Rama te banorët e Thumanës pas tryezës së pasmortit me familjen Cara.
Rama: Populli jonë ka një shprehje që unë e përsëris shpesh. Unë e përsëris pa pushim sa herë që mblidhet qeveria, të paktën një herë në çdo rast, që: “Hallin nuk ma zgjidh, të paktën ma qajë” Ne jetë nuk kthejmë dot, por që t’i qajmë hallin njëri-tjetrit e kemi plotësisht të mundur. Dhe pastaj, duke qa hall me njëri-tjetrin mund të fillojmë bashkarisht zgjidhjen.
Në Thumanë sot u përcollën në banesën e fundit 10 anëtarë të dy familjeve Cara dhe Greku. Në familjen Cara si pasojë e tërmetit humbën jetën 7 persona, ndërsa në familjen Greku 3 persona.
