Categories Lajme

Ndihmoi 29-vjeçaren të kurohej nga kàncèri, qenin “hero” e zë e njëjta sëmundje

Njihuni me Emille Morrallis, 29-vjeçarja nga Liverpol, e cila jeta nuk është treguar aspak e mirë me të. 5 vite më parë, vajza u diagnostikua me një lloj kanceri në kockë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Emille duhej të mësonte të ecte përsëri dhe u përball me një operacion të madh dhe rindërtimin e gjymtyrëve në të dy këmbët e saj. Ajo ka rrëfyer se ka thënë se qeni i saj Fin e ka ndihmuar shumë dhe ka qenë me të gjatë gjithë rrugëtimit të saj me këtë sëmundje.

“Unë kam bërë një operacion të madh për kancerin në vitin 2017 dhe më pas më është dashur të mësoj të eci përsëri. Në vitin 2019 unë duhej të bëja rindërtimin e gjymtyrëve, kështu që unë kam kaluar një kohë të mjaftueshme të palëvizshme dhe të ngecur brenda dhe qeni im ka qenë një shoqëri e mahnitshme. Disa ditë ai ishte shoqëria ime e vetme që kisha.

Ai është një shpirt kaq i lumtur dhe vërtet ngushëllues. Ka qenë shumë mbrojtës ndaj meje. Ai më ndiqte kudo për t’u siguruar që isha e sigurt dhe ai ishte një mbështetje kaq e mirë emocionale”, tha ajo. Por lajmi i keq erdhi më pas, kur ajo mori vesh se edhe qeni i saj është me kancer, me një tumor primar të trurit i cili i kushtoi Emilee 2.700 vetëm për ta zbuluar. Ajo ka kërkuar ndihmë online për të shpëtuar jetën e qenit të saj.

“Unë dua që ai të ketë të njëjtat opsione si unë për trajtim. Dua ta shpëtoj atë, por kurimi mund të shkojë midis 6,000 dhe 12,000$.  Është shkatërruese, si mund të mos e ndihmoj unë atë, kur i nevojitet ndihma ime? Ka mundësi trajtimi në dispozicion, duke përfshirë kirurgjinë dhe rrezatimin, por ato janë të shtrenjta dhe edhe pse kemi sigurim të kafshëve shtëpiake, ka një mungesë të madhe, kështu që ne do të duhet ende të vendosim një sasi të konsiderueshme drejt trajtimit të tij”, është shprehur ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME