Categories Lajme

Rritet me 5 lekë për litër çmimi i karburanteve në vend

Çmimi i naftës është rritur për herë të dytë brenda 5 muajve të parë të këtij viti duke arritur në vlerën mesatare 161 Lekë për litër. Në të gjithë pikat e karburantit në kryeqytet nafta dhe benzina janë rritur mesatarisht me 5 Lekë/litër, ndërsa në shkurt rritja ishte me 8 Lekë.

Ekspertët e ekonomisë thonë se shkak kryesor është rritja e çmimit të lëndëve djegëse në bursat ndërkombëtare, pasi Shqipëria është një importues neto i karburanteve dhe çmimi varet gjithnjë nga kursi i këmbimit dhe tregjet e huaja. “Jemi një vend i varur nga importi dhe rritja gjithnjë ndodh për shkak të lëvizjeve në bursa. Ndryshimet e tjera që ndikojnë në çmim janë ato me natyrë fiskale.”

Që prej Nëntorit të vitit të shkuar, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare nisi një tendencë rritëse, pas vlerave afër zeros që shënoi në fund të muajit Prill. Prej nisjes së muajit maj, çmimi i një fuçie ka arritur në vlerat e 68 Dollarëve duke u rritur me 15% krahasuar me Prillin. Profesor Adrian Civici thotë se tendenca do të vazhdojë të jetë në rritje për shkak të rigjallërimit të lëvizjeve por dhe pasigurive të konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Këtë vit kemi një rinisje të lëvizjes dhe kërkesë për konsum por dhe konflikti në Lindjen e Mesme rrit pasiguritë për bllokim të rezervave çka rrit dhe çmimin në tregje.” Që prej fillimit të këtij viti, çmimi i naftës në tregun vendas është rritur me 13 Lekë për litër, por mbetet ende në vlerat më të ulta të mesatares së 5 viteve të fundit./ Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME