Categories Lajme

“Ndikuan në largimin tim”/ Ish-ministri: Banda e Lushnjës donte të më eliminonte

Ish-ministri i Rendit, Spartak Poçi ka dhënë disa detaje të cilat sipas tij paraprinë largimin e tij nga detyra. I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, Poçi hedh hije të forta dyshimi mbi ndikimet që kishte banda e Lushnjës në atë kohë. Ai u shpreh se banda e dinte për largimin e tij nga posti dhe thekson se me ardhjen e ministrit të ri në krye të postit, u hoqën  të gjithë njerëzit e tij nga ky institucion.

Ish-ministri pohon edhe deklaratat e policisë në vitin 2000, kur thanë se ka pasur plane konkrete për eliminimin e tij.

“Patjetër ka pasur plane, jo vetëm nga banda e Lushnjës, por edhe nga qarqe tjera kriminale. Më shumë kanë qenë presione të padukshme që u konkretizuan edhe në finale në largimin tim nga kjo detyrë.

Ajo që të bën të mendosh se disa anëtarë të bandës e dinin që unë do lëvizja, edhe ky ishte pak a shumë një e dhënë e pakëndshme. Dhe ajo që ra më shumë në sy me ikjen time ministri që erdhi pas meje filloi pastrimet, po për të hequr njerëzit e Poçit”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Unë jam shkarkuar, shkarkuar..transferuar në një detyrë tjetër në 7 nëntor, kurse në 8 nëntor ishte planifikuar të niste aksioni i madh i goditjes trafiqeve, i koordinuar me disa vende jo ballkanike, madje e dija dy ditë përpara që nuk do zhvillohej”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME