Categories Lifestyle

Ndiqni këto këshilla për t’u mbrojtur nga Rrufetë

Gjatë stinës së verës dhe vjeshtës kur ka shi, nisin bubullimat dhe rrufetë, të cilat janë shkarkime atmosferike e energjisë elektrike. Meteorologët thonë që edhe verës por edhe vjeshtës është mundësia më e madhe që reja të godasë ndërtesat e ulëta. Ndër pyetjet më të shpeshta të qytetarëve është se çfarë duhet të bëjnë kur fillon të murmurojë, aq më parë çfarë duhet bëjnë me celularin, të cilin gjithmonë e kanë me vete?

Ja disa këshilla të dobishme të meteorologëve:

– Kur dëgjoni murmurimën, ju jeni pothuajse në rrezik. Reja mund të godasë dhe kur shtrëngata është 16 km larg jush.

– Assesi mos kërkoni strehë nën drunj, aq më parë mos kërkoni strehë nën drurin e vetmuar.

– Nëse jeni në shtëpi dhe e dini që po ndodhë shtrëngata, mbyllni dyert dhe dritaret, fikni aparatet elektrike, posaçërisht ato të cilat në atë çast nuk ju duhen – bojleri, TV.

– Nëse jeni në veturë, mos u frikësoni nga reja, nëse jenë në objekt të mbyllur qëndroni aty derisa të pushojë shtrëngata.

– Mbyllni veshët me duar që t’i mbroni membranën e veshit.

– Ruajuni nga vërshimet e rrugëve.

– Nëse gjendeni në ambient të hapur, assesi mos u shtrini në tokë, sepse atëherë me tërë sipërfaqen e trupit jeni në kontakt me tokën. Pozita më e mirë është të uleni galiç me kokën midis gjunjëve. Në këtë pozitë shmangni që me flokë të prekni tokën. Nëse shtrëngata ende nuk ka pushuar, assesi mos provoni që të rregulloni pjesët e dëmtuara të shtëpisë.

– Nëse vetëtin dhe murmuron, mos përdorni telefonat, pa marrë parasysh a janë ata fiks apo celularë. Celularët patjetër fikni, posaçërisht nëse jeni në hapësirë të mbyllur.

– Shmangni përdorimin e objekteve të metalta, sepse ata janë përçues të shkëlqyeshëm të energjisë elektrike.

– Shmangni shtyllat e rrëzuara apo të dëmtuara, shtyllat e energjisë elektrike, largpërçuesit, trafostacionet dhe objektet e tjera, të cilat shërbejnë për shpërndarje të energjisë elektrike. Kurrë mos prekni kabllot apo çfarëdo teli nga metali apo bakri të cilët janë djegur, janë shkëputur apo në ndonjë mënyrë janë dëmtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME