Shkrimtari, gazetari dhe publicisti Eduardo Galeano, shumë shpesh ka pasë deklarata të fuqishme, të cilat përkojnë edhe me ditët e sotme, si kjo: Jetojmë në një botë ku varrimi është më i rëndësishëm se i vdekuri, ku dasmat janë më të rëndësishme se dashuria dhe fiziku më shumë se intelekti. Jetojmë në kulturën e ambalazhit, e cila e urren përmbajtjen.
Më poshtë ju sjellim 6 thënie të fuqishme që përkojnë edhe me ditët e sotme:
- Nëse në botë do të kishte një numër më të madh njerëzish që dëshirojnë më shumë lumturinë e tyre se sa jo-lumturinë e të tjerëve, do të jetonim në parajsë tani (Bertrand Russell).
- Çdokush mund të zemërohet, është e lehtë, por të zemërohesh me njeriun e duhur në momentin e duhur dhe me qëllimin e duhur, dhe në mënyrën e duhur, kjo nuk është në fuqinë e askujt dhe nuk është aspak e lehtë (Aristoteli).
- I fortë është ai që është në gjendje të kap çdo komunikim mes shqisave dhe mendjes (Napoleon Bonaparte).
- Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje për t’i treguar atyre të veprojnë me përgjegjësi, ndërsa njerëzit e këqij do ta gjejnë një mënyrë për të thyer ligjet (Platoni).
- Nuk ka njeri, sado i zgjuar, që në një periudhë kohore të rinisë së tij të ketë thënë gjëra, ose të ketë jetuar në një mënyrë që ndërgjegjes së tij të tashme mos t’i pëlqejnë më (Marcel Proust).
- A nuk është interesante se si jemi të gjithë të krijuar nga Zoti, dhe prapë dallojmë kaq shumë. (Desmond Tutu).
