Categories Lajme

Ndodh dhe kështu, Trafiku Urban kërkon të gjejë personin që i kanë humbur 40 euro

Ndonëse jemi mësuar që të dëgjojmë kryesisht vjedhje apo humbje të hollash nëpër urbanë, ka edhe raste të tilla që ndodhin shumë afër. Stafi i “Trafikut Urban” në Prishtinë ka njoftuar se ka gjetur 40 euro në njërin prej autobusëve të tyre. Me këtë rast, Trafiku Urban njofton se personit që i kanë humbur, paratë mund t’i gjejë duke kontaktuar në qendrën e thirrjeve.

“Stafi i autobusëve të NPK ‘Trafiku Urban’ duke qenë i përgjegjshëm për gjësendet e gjetura brenda autobusëve tanë, me datën 19.02.2021 në njërin nga autobusët janë gjetur një shumë e parave me vlerë prej 40 euro.

Kondukteri këtë shumë e ka dorëzuar tek koordinatori i qarkullimit, andaj qytetari që dëshmon për linjën dhe kohën mund të kontaktoj Qendrën e Thirrjeve përmes telefonave në dispozicion. Verifikimi bëhet në bazë të video-incizimeve nga kamerat e instaluara brenda autobusëve”, ka njoftuar “Trafiku Urban”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME