Categories Lajme

Ndodh e papritura me ciklonin në Greqi, “shpëton” Athina

Cikloni “Ianos” ka goditur tashmë brigjet e Greqisë duke sjellë dëmtime në infrastrukturë në ishujt e Kefalonisë dhe Zakynthos. Cikloni i goditi brigjet greke në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm me orën lokale. Por, meteorologët kanë bërë një zbulim të papritur në lidhje me rrugëtimin e tij.

Ndryshe nga sa ishte parashikuar, meteorolohët grekë kanë zbuluar mëngjesin e sotëm se cikloni ka ndërruar itinerar duke mos vijuar në drejtim të Atikës dhe përmes Greqisë, shkruan abcnews.al.

Nikos Hardalias shprehet për “Zougla” se cikloni do të qendrojë për 6 deri 9 orë në gjirin e Patras dhe më pas do të vijojë për në itinerarin e ri të tij. Sipas meteorologëve grekë, cikloni do të vijojë më në jug të tokës greke duke vijuar në zonën e Mesinisë dhe më pas në territorin në perëndim të Kretës. Cikloni ka një “sy” me perimetër 50 kilometra, ndërsa erërat në atë zonë kanë një shpejtësi rreth 90 km/h sipas meteorologëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME