Categories Lajme

Ndodh reaksioni i parë serioz nga vaksina anti-covid, mjeku tregon simptomat

Një punonjës i kujdesit shëndetësor i cili u ndje keq pasi mori vaksinën e Modernas kundër Covid 19 ka pasur një problem alegjik shkruan CNN.  “Një punonjës i kujdesit shëndetësor në Boston me një histori alergjish zhvilloi një reaksion alergjik pasi mori vaksinë kundër Covid-19 të Moderna në prag të Krishtlindjes.

Ky është rasti i parë i njohur i reaksionit alergjik nga vaksina e Moderna, megjithëse ka patur të paktën gjashtë raste të raportuara të reaksionit alergjik në SH.B.A. pas vaksinës Pfizer / BioNTech”, njoftojnë mediat e huaja. Mjeku ka treguar se menjëherë pasi ka bërë vaksinën ka ndjerë takikardi, dhe fillimisht ka menduar se kjo ka qenë një shenjë e ankthit, por duket se e vërteta ka qenë ndryshe. n

“Pasi mora vaksinën, ndjeva takikardi, por mendova se ishte ndoshta nga ankthi, sepse isha i frikësuar pasi mësova për reagimet e Pfizer në SH.B.A., veçanërisht me ata njerëz që kanë alergji nga butakët, si unë. Më dhimbtë trupi, më duket sikur po më shponin me gjilpërë dhe gjuha më ishte mpirë. Ishte e njëjta ndjesi me reaksionin alergjik që kam pasur dikur”, tha Dr. Husein Sadrzadeh në CNN.

Takikardia është një term mjekësor që përshkruan rrahjet e shpejta ose të parregullta të zemrës. Sadrzadeh ka kërkuar nga kompania Moderna të hetojë me tutje për vaksinën e saj, pasi shenja të ngjashme mund të paraqiten dhe në pacientë të tjerë. Një zëdhënës nga Moderna tha se kompania e bioteknologjisë nuk mund të konfirmojë incidentin, por ajo “raportoi efektin e mundshem anësore përmes sistemit të saj të brendshëm të raportimit të sigurisë dhe se Moderna po heton më tej per kete”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME