Categories Lajme

Turqia shtrëngon masat: Ata që s’kanë test PCR nuk do lejohen të hipin në avion

Ministria e Jashtme në Shqipëri ka njoftuar qytetarët e saj për të gjitha masat që kanë marrë autoritetet shëndetësore në Turqi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në njoftimin e saj zyrtar thuhet se ata që do udhëtojnë drejt Turqisë duhet të jenë të pajisur me test PCR për COVID-19 të kryer në 72 orët e fundit.

Kjo masë do të hyjë në fuqi nga data 28 Dhjetor të paktën deri në muajin Mars. Ndërsa për ata që do të udhëtojnë drejt Turqisë në rrugë ajrore apo detare kjo masë do të hyjë në fuqi prej datës 30/12/2020. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Turqia ka vendosur masa të reja për personat që udhëtojnë drejt këtij vendi, me qëllim kontrollin e numrit të rasteve me COVID-19.

Duke filluar nga data 28/12/2020, të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Turqisë në rrugë ajrore (me avion), para hyrjes së tyre në vend duhet të jenë të pajisur me rezultatin negativ të testit SARS-CoV-2 PCR të kryer brenda shtatëdhjetë e dy orëve (72 orë) të fundit. Ndërsa për qytetarët që do të udhëtojnë drejt Turqisë nëpërmjet rrugëve tokësore apo detare, kjo masë do të hyjë në fuqi prej datës 30/12/2020.

Ata që nuk kanë një test PCR negativ nuk do të lejohen të hipin në avion për të udhëtuar në Turqi. Pra, për udhëtimin në rrugë ajrore, testi negativ është kusht të paraqitet në momentin  e udhëtimit. Sa i përket udhëtimit në rrugë tokësore apo detare, nëse udhëtarët nuk paraqesin testin negativ tek autoritetet zyrtare gjatë hyrjes në pikat kufitare, është kusht të karantinohen në adresën që do të deklarojnë (shtëpi, hotel, etj).

Në rast se nuk kanë një vend për të qëndruar, duhet të karantinohen në vendet që do të përcaktohen nga Drejtoritë e Shëndetit Krahinor. Në fund të 7 ditëve karantinë, do t’u kryehet testi PCR, dhe sipas rezultatit karantina 7-ditore do të përfundojë, ose do të vazhdojë trajtimi i tyre më tej në përputhje me Udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë turke. Ky rregull do të vazhdojë të zbatohet deri më 1 mars 2021. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME