Categories Lajme

Ndotja, biznese e banorë hedhin mbetjet në Shkumbin, eksperti: Uji përdoret për vaditje në bujqësi

Bizneset dhe banorët nga Prrenjasi në Elbasan janë të pamëshirshëm me Lumin Shkumbin. Nuk ju bëhet vonë as për shëndetin e tyre. Hedhin mbeturinat përgjatë gjithë gjatësisë së lumit. Siç duket dhe nga pamjet plehrat janë shumë më të dallueshme, kur uji i lumit pas përmbytjeve tërhiqet. Situata mjedisore në lumin Shkumbin drejt katastrofës. Sepse rreth 15-16 km aty ku lumi ka dalë dhe nga shtrati ka bërë që situate të jetë e tillë. Kreu i klubit ekologjik të Elbasanit Ahmet Mehmeti thotë ky nivel I lartë ndotje ndikon negativisht në shëndetin e qytetarëve. “Ujërat vëshojnë në të gjitha anët. Ato përdoren edhe për ujitje. Duke u përdorur të ndotura ato infektojnë bimësinë, ushqimin e njërzve. Kështu që hyn në zinxhirin ushqimor. Pasojat janë të mëdha në organet e tretjes dhe në organet të tjera”, ka thënë Mehmeti.

Eksperti i mjedisit ka dhe një mesazh për institucionet që nuk kryejnë detyrën. “Duhet të mbajnë përgjegjësi organet që paguhen për këtë punë. Të mbajnë barrën dhe të zbatojnë ligjin. Moszbatimi i ligjit krijon këtë situatë dhe shumë të dëmshme”, ka thënë ai. Nuk dihet kur ka qënë hera e fundit që lumi Shkumbin është pastruar nga mbeturinat, një pjesë e të cilave duan vite të shpërbëhen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME