Categories Lajme

“Në sanatorium situata e menaxhueshme”, mjekja Silvana Bala: Kemi 60 shtretër të lirë…

Silvana Bala, mjeke në spitalin “Shefqet Ndroqi” tha në një lidhje ‘live’ me News24 se aktualisht në spitalin COVID2 janë 150 persona të shtruar dhe situata është e menaxhueshme. Ajo tha se janë 60 shtretër të lirë, ndërsa pacientët kanë kujdes të vazhdueshëm gjatë gjithë kohës dhe nuk iu mungon asnjë medikament. Bala tha se aktualisht një infermiere kujdeset për 5-6 të sëmurë. “Sanatoriumi këto ditë nuk pret urgjencat e Tiranës. Paraqiten grupmosha të ndryshme, pacientë me gravitete të ndryshme. Siç janë paraqitur dhe janë thënë se të sëmurët që shtrohen në spital janë të sëmurë me COVID-19 në stad të moderuar dhe të rëndë. Janë nën kujdes jo vetëm gjatë ditëve të javës por dhe në fundjavë. Nuk iu mungon asnjë medikament, oksigjenoterapi, medikamente të suportit. Flas për një situatë të menaxhueshme në spitalin tonë.

Unë jam mjeke e pavijonit dhe të sëmurët në reanimacion ndryshojnë dhe nuk mund të flas për numrin e personave të intubuar. Situata është dinamike. Janë rreth 60 shtretër të lirë, kapaciteti është 210 shtretër. Pacientë në gjendje të rëndë ka nga të gjitha grupmoshat, të datëlindjeve 80, 70 por pjesën më të madhe të të sëmurëve e përbën mosha e tretë. Personeli shëndetësor gjatë natës është i gjithi në punë dhe e përballon të gjithë punën e pacientëve. Momentalisht tani kur kapaciteti nuk është aq i madh, një infermier mund të kujdeset për 5-6 të sëmurë”, deklaroi Bala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME