Categories Lajme

“Vetëm 13 vjeç”, Agron Shehaj kujton eksodin: Italia m’u bë Atdheu i dytë, Shqipëria më dha gjithçka

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj është një ndër të parët që mbërriti me anije në Itali, 30 vjet më parë, gjatë eksodit të shqiptarëve drejt vendit fqinj. Asokohe ai ishte vetëm 13 vjeç. Një foto e tij është fiksuar nga mediat italiane, duke udhëtuar me tren për në Veri të Italisë. “Në këtë foto jam duke udhëtuar në tren me shqiptarë të tjerë për t’u shpërndarë në veri të Italisë“, shkruan Shehaj në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTE: 30 vjet më parë, vetëm 13 vjeç, bashkë me prindërit, ishim ndër të parët që mbërritëm me anije në Itali. Në këtë foto jam duke udhëtuar në tren me shqiptarë të tjerë për t’u shpërndarë në veri të Italisë. Italia m’u bë Atdheu i dytë. Aty u rrita, u maturova, u shkollova e mësova shumë.

U riktheva në Shqipëri në vitin 2005, pa para, por me një dashuri dhe dëshirë të zjarrtë për Shqipërinë. Dhe Shqipëria më dha gjithçka që mund të më jepte. Më dha mundësinë, edhe pse bashkë me të, erdhën edhe shumë vështirësi. Në Shqipëri gjeta jo vetëm suksesin, po mbi të gjitha gjeta qëllimin dhe përmbushjen njerëzore. Gjeta edhe dashurinë e jetës dhe krijova familjen time. Ndaj në këtë përvjetor të eksodit shqiptar drejt Italisë, unë u jam më shumë se kurrë mirënjohës Shqipërisë dhe Italisë e ndihem më shumë se kurrë në borxh me të dyja. Gjithë jetën time do përpiqem t’u jap sa më shumë që të mundem! Veçanërisht Shqipërisë që ka më shumë nevojë se kurrë për të gjithë bijtë e saj, kudo që janë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Në kërkim për vrasje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME