Categories Lajme

Ndotje akustike dhe bllokim aksesh, shoqata e operatorëve turistik për jugun kërkesë ministrisë dhe bashkisë: Të ndërpriten punimet në ndërtim gjatë sezonit

Deklaratë Drejtuar: Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit; Për Dijeni: Ministres, Znj. Mirela Kumbaro; Drejtuar: Bashkive: Vlorë, Himarë, Sarand;

Kërkesa

Drejtuar:  Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;

Për Dijeni:Ministres,  Znj. Mirela Kumbaro;

Drejtuar: Bashkive:  Vlorë,  Himarë, Sarand;

Në kuadër të përmirësimit dhe mbarëvajtjes së sezonit turistik në jug të vendit, Unioni Turistik Dega Vlorë &Sarand dhe operatorët e turizmit që aderojnë në Shoqatën Shqiptare të Turizmit (ATA) dhe që ushtrojnë aktivitete në bashkitë Vlorë- Himarë -Sarand kërkojnë nga autoritetet lokale dhe qendrore zbatimin dhe respektimin e udhëzimit të përbashkët të ministrisë së Turizmit dhe Njësive të Qeverisjes Vendore, mbi kufizimet në zhvillimin e punimeve për vepra publike dhe private në zonën bregdetare dhe turistike përgjatë sezonit turistik 2023.

Në të gjithë territorin e këtyre bashkive, mjete të tonazhit të rëndë shkaktojnë ndotje akustike dhe mjedisore dhe bëhën pengesë për zhvillimin e aktivitetit normal turistik në territor.

Operatorët turistik kërkojnë ndërprerjen e punimeve në zonën bregdetare/ turistike, akse të rëndësishme të bregdetit dhe /ose në afërsi të strukturave të akomodimit të pushuesve pasi punimet pa kritere dhe kufizime janë bërë pengese për ushtrimin e aktivitetit turistik në këto bashki.

Punimet në pikun e fluksit të pushuesve dëmtojnë drejt për se drejti bizneset në këtë fushë si dhe imazhin e qyteteve në përgjithësi.

Në emër të operatorëve turistik, Unioni Turistik dhe ATA, kërkon shtyrje ose ndërprerjen e punimeve për ndërtime gjithëfarë lloji në zonat turistike deri në 15 shtator si dhe kufizimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në fashat e lejuara orare që parashikon ligji dhe jashtë akseve me qarkullim të lartë turistik.

Unioni turistik fton të gjithë institucionet vendore dhe qëndrore të bashkëpunojnë për të krijuar një klimë më konstruktive për pushuesit dhe ofruesit e shërbimeve në jug të vendit . Unioni Turistik & Shoqata e Turizmit Shqiptar, Dega Vlorë- Sarand Kryetarët Vasil Bedinaj & Arben Cipa

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME