Categories Lajme

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Opozita e bashkuar ende pa një draft

Komisioni për Çështjet Ligjore do të mblidhet ditën e hënë në orën 11:00 për të shqyrtuar nismat për shtesa dhe ndryshime të Kodit Zgjedhor për zgjedhjet që do të mbahen më 25 Prill 2021. Pritet që të shqyrtohen amendamente të propozuara nga deputetë të opozitës dhe mazhorancës.

Në mbledhjen që do të zhvillohet live në sallën e seancave plenare duket se do të mungojë amendamenti i propozuar nga opozita e bashkuar jashtëparlamentare. Kujtojmë se mazhoranca i ka lënë si afat opozitës jashtë parlamentare për të reflektuar për listat e hapura, koalicionet dhe pragun elektoral deri me 30 shtator.

Amendamente janë depozituar më 14.01.2020 – deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri. Depozituar 17.01.2020 – deputeti Ralf Gjoni; Do të shqyrtohen gjithashtu: Amendamente të propozuara nga deputetët: Damian Gjiknuri; Klotilda Bushka; Taulant Balla, depozituar më 21.09.2020; Amendamente të propozuara nga deputeti Andi Përmeti, depozituar më 24.09.2020

Amendamente të propozuara nga deputetët: Myslym Murrizi; Halit Valteri;  Rudina Hajdari; Arlind Çaçani; Ralf Gjoni; Arben Elezi; Alban Zeneli; Halil Jakimi; Korab Lita; Koçi Tahiri; Kostaq Papa, depozituar më 24.09.2020. Mbledhja do të zhvillohet live në sallën e seancave plenare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME