Categories Lajme

Ambasadorja Yuri Kim viziton Gjirokastrën

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ndodhet në Gjirokastër në vizitën e saj të parë si kryediplomate e SHBA-së në Tiranë. Gjatë paradites ajo është pritur nga kryebashkiaku Flamur Golemi, me të cilin shëtiti në zonën muzeale, si dhe drekuan së bashku në një prej restoranteve të qytetit. Edhe sonte ajo do të qëndrojë në Gjirokastër, ku pritet t’i bashkohet gjithashtu ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ditë më parë Yuri Kim ishte në Sarandë ku mori pjesë në aksionin për pastrimin e detit nga gomat bashkë me disa aktivistë të shoqërisë civile. Diplomatja e re në Tiranë duket se po ndërton një profil disi më ndryshe nga paraardhësit e saj duke lëvizur më shpesh jashtë Tiranës e duke shkuar pothuajse në cdo qytet të vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME