Deputeti Eduart Ndocaj në një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live” ka rrëfyer detaje të ndryshimit drastik të tij, duke hequr 45 kilogramë.
Ndocaj tha se e kishte shumë të vështirë të lëvizte dhe se humbja e peshës e kishte lehtësuar shumë. Ndocaj ka treguar se i është nënshtruara ndërhyrjes kirurgjikale dhe dietës së rreptë për të humbur kilogramët e tepërt.
“Problemi i dobësimit është personale, ishte shumë e vështirë me këtë peshë, unë kisha një thes çimento mbi shpinë gjithë ditën. 45 kilogramë tepër, e kisha të vështirë të ecja, tani ndihem shumë mirë, por prapë publiku më kritikon se më thonë pse je dobësuar kaq shumë.
Nuk e ndjej veten jashtë aparencës normale, më pëlqente vetja edhe ashtu, duhej ta kisha bërë më para, jam me vonesë”, tha Ndocaj.

