Categories Lajme

Australia shënon ditën e dytë radhë pa humbje njerëzore

Australia ka raportuar ditën e dytë radhazi pa asnjë vdekje nga COVID-19 të premten, periudha më e gjatë pa ndonjë fatalitet nga virusi në tre muaj.

Sipas mediave të huaja, shtetet dhe territoret australiane raportuan 16 raste të COVID-19 në 24 orët e kaluara, nga 28 të enjten, dhe pa vdekje për dy ditë, hera e parë që Australia ka kaluar 48 orë pa një vdekje nga COVID-19, që nga data 11 korrik. Një rezultat i tillë të bën të mendosh se Australia ka përmbajtur një valë të dytë të infeksioneve me COVID-19. Siç bëhet e ditur, shteti i dytë më i populluar i vendit Victoria, epiqendra e shpërthimit të rasteve me COVID-19 në Australi, tha se ata tani kanë më pak se 200 infeksione aktive.

“Këto janë rezultatet që vijnë nga një përpjekje me të vërtetë e vendosur për të mposhtur këtë valë të dytë”, u ka thënë kryeministri i shtetit Victoria, Daniel Andrews, gazetarëve në Melburn. Australia ka raportuar më shumë se 27,000 infeksione me coronavirus dhe rreth 900 vdekje – shumë më pak se shumë vende të tjera të zhvilluara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME