Categories Teknologji

Ndryshojnë logo e ngjyrat për Facebook, Instagram e Whatsapp

Facebook ka zbuluar logon e re që i dallon nga brendet e tjera. Facebook është duke prezantuar një markë të re për produktet dhe shërbimet e saj në një përpjekje për të dalluar kompaninë nga aplikacioni dhe faqja e saj e njohur.

Instagram-i dhe WhatsApp-i janë ndërmjet shërbimeve që do të mbajnë markën e re FACEBOOK brenda javëve të ardhshme. Aplikacioni kryesor i Facebook dhe faqja e internetit do të mbajnë sërish markën e saj tepër të dallueshme në ngjyrën blu.

Logoja e re, e cila është e shkruar e gjitha në gërma kapitale, përdor “tipografi të veçantë” dhe “qoshet e rrumbullakosura” në mënyrë që produktet dhe aplikacionet e tjera të kompanisë të duken ndryshe. Marka gjithashtu do të shfaqet në ngjyra të ndryshme në varësi të produktit që do të prezantojë. Për shembull, do të jetë jeshile për WhatsApp-in:

“Ne donim që marka të lidhej në mendime me botën dhe njerëzit në të,”- tha Facebook – “Sistemi dinamik i ngjyrave e bën këtë duke marrë ngjyrën e mjedisit të tij.” Shefi i marketingut në Facebook, Antonio Lucio tha: “Njerëzit duhet të dinë se cilat kompani i bëjnë produktet që ata përdorin. Ne filluam të jemi më të qartë për produktet dhe shërbimet që janë pjesë e Facebook vite më parë.

“Ky ndryshim i markës është një mënyrë për të komunikuar më mirë strukturën tonë të pronësisë për njerëzit dhe bizneset që përdorin shërbimet tona për t’u lidhur, ndarë, krijuar komunitet dhe rritur audiencën e tyre.” Senatorja e SHBA-së Elizabeth Warren, e cila është kandidate për presidente ka thënë se dëshiron t’i ndajë kompanitë e mëdha të teknologjisë Facebook, Google dhe Amazon dhe t’i vendosë ato nën ligje më të ashpra.

Plani i markës së re mund të duket si kundër nga ana e Facebook, por zonja Warren nëpërmjet është shprehur se: “Facebook mund të ndërtojë sa të dëshirojë një markë të re, por ata nuk mund ta fshehin faktin se janë shumë të mëdhenj dhe të fuqishëm. Ka ardhur koha për të ndaluar Teknologjitë e Mëdha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME