Categories Lajme

Ndryshojnë pagesat e sigurimeve, çfarë pritet të ndodhë pas rritjes së pagës minimale

Në parlament ka mbërritur ligji për të bërë disa ndryshime të rëndësishme në skemën e sigurimeve shoqërore.

Ndryshimet e reja pritet të prekin pagën maksimale, e cila sipas formulës aktuale, me ndryshimin e pagës minimale rritej me të njëjtën përqindje. Me propozimet e reja synohet që paga maksimale të mos rritet me të njëjtën përqindje me pagën minimale, por në të njëjtën vlerë absolute me të.

Me ndryshimin e fundit paga minimale rritet nga 34 mijë në 40 mijë lekë, ndërsa ajo maksimale nga 149 954 në 176 416. Pra, ndërsa paga minimale u rrit me 6 mijë lekë, ajo maksimale u rrit me 26.5 mijë lekë, duke sjellë një barrë të më lartë tatimore për punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Me ligjin e ri, me rritjen me 6 000 lekë të pagës minimale, me të njëjtën vlerë rritet edhe ajo maksimale. Por, ai nuk pritet të ketë veprime prapavepruese mbi ndryshimet që filluan nga 1 prilli.

Me ligjin e ri në parlament shkon edhe propozimi për të hequr detyrimin për të paguar sigurimet shoqërore nga pensionistët e vetëpunësuar.

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se pensionistët gjithmonë e më shumë po i bashkohen tregut të punës. Në tremujorin e parë të vitit 2023 besohet se 17 mijë të tillë u shtuan në treg, ku problemet sociale si emigracioni i të rinjve dhe plakja e popullsisë bëhen gjithmonë e më prezente në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME