Categories Lajme

Notoi për 28 orë në kanalin e Otrantos, Eva Buzo nuk heq dorë nga sfida: Rrezikova jetën! Vitin tjetër do e provojë sërish

Avokatja australiane me origjinë shqiptare, ndërpreu sfidën e saj pas 28 orësh notim në det të hapur në kanalin e Otrantos, për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore.

Eva Buzo në një intervistë për Panorama tregoi detaje nga  sfida e saj për të notuar në kanalin e Otrantos për rreth 70 kilometra për të mbërritur në bregun e Vlorës. Buzo tha se 28 orë notim ishin shumë dhe sfiduese duke mos konsumuar ushqim dhe mos u ndaluar.

Mes të tjerash ajo bëri me dije se se do të tentojë sërish sfidën vitin tjetër, pasi në dëshirën e saj ka qenë që të bëhet notare dhe do vazhdojë stërvitjen për të notuar përreth 90 kilometra.

Pse nuk kishe një doktor me vete?

Ne kishim parashikuar të kishim dikë, por patëm probleme me pasaporta dhe nuk e patë me vete në varkë. Ndoshta duhet ta kishim menduar më mirë, por ishte një problem i minutës së fundit.

A mendove se mund t’ia kishe dalë pasi shkove në spital?

Nga ana mendore është një pikë që mendon për këtë, ajo që kam menduar për herën tjetër është se si të arrish në këtë pikë që të ndalosh këto mendime për t’u tërhequr. Unë e mora veten shumë shpejt, fizikisht jam shumë mirë. Kam qenë pak e lodhur mendërisht, kam notuar kundra erës për 24 orë, isha e lodhur mendërisht. Duhet të mësohesh se duhet t’ia dalësh mos të biesh pre e këtyre mendimeve.

Mund t’i shohim problemet që keni pasur?

Kam marrë pickime nga kandilat e detit në gjithë trupin, më ka ndodhur shpesh të pickohem në Australi, nuk është gjë e madhe për mua. Ndjenja që unë po përkeqësohesha, pse nuk ndalon kjo era. Vitin tjetër që do e provoj shpresoj të kem më shumë fat, shpresonim të kishim mot të mirë, por kushtet atmosferike ishin të vështira.

Si të erdhi në mendje ideja që të bëje këtë sfidë?

Kam qenë notare që e vogël, gjithmonë e kam pasur mendimin që të bëhesha një sofiste por ndalova shumë shpejt. Kur filloja pandemia, fillova të notoja dhe të gjeja atleten brenda meje, mendoja çfarë mund të bëjë për t’iu kthyer garës. Kanali i Otrantos është 90 km, unë bëra 70 km.

Ju nuk ndaluat për t’u ushqyer, nevojat personale?

Rregulli është që mund të të japin diçka nga varka, por jo ta prekësh varkën. Kam notuar për 48 orë, nuk kam ndaluar as për nevojat personale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME