Categories Covid-19, Lajme

Ndryshojnë rregullat, sa ditë do të izolohet një i infektuar

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të shkurtojnë kohëzgjatjen e rekomanduar të karantinës pas ekspozimit ndaj një personi pozitiv për COVID-19-n. Sipas një zyrtari të lartë të administratës, udhëzimet e reja do të lejojnë njerëzit që kanë rënë në kontakt me dikë të infektuar me virusin të rifillojnë aktivitetin normal pas 10 ditësh, ose pas 7 ditësh nëse janë testuar negativisht. Kjo është shumë më pak se sa periudha 14-ditore e rekomanduar që nga fillimi i pandemisë.

Zyrtari tha se ndryshimi i politikës është diskutuar prej disa kohe, pas studimit që shkencëtarët i kanë bërë periudhës së inkubacionit për virusin. Politika e re do të përshpejtojë kthimin në aktivitetet normale të atyre personave që vlerësohen të kenë qenë në “kontakt të ngushtë” me njerëz të infektuar. CDC kishte thënë se periudha e inkubacionit për virusin mendohej të ishte 14 ditë, shumica e individëve u infektuan dhe shfaqën simptoma midis 4 dhe 5 ditëve pas ekspozimit.

Nuk është hera e parë që CDC u bën ndryshime udhëzimeve për koronavirusin. Në korrik, agjencia shkurtoi, nga 14 në 10 ditë, udhëzimin e saj se për sa kohë një person duhet të qëndrojë në izolim që nga momenti kur ka përjetuar simptoma të COVID-it, nëse nuk është më i sëmurë. Udhëzimi i ri u prezantua të martën në një takim të grupit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin./Zëri i Amerikës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME