Categories Politike

“Ndryshon mendje” Vuçiç: Jemi gati për kompromis me Kosovën, jo për ultimatume

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç shpreson që BE të kuptojë që Serbia është e gatshme për bisedë dhe kompromis në dialogun me Kosovën. Por, shprehet ai, jo për një ultimatum dhe mesazhe të njëanshme. Sa i përket deklaratës së të dërguarit të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, Vuçiç tha se pret që të ketë një bisedë me të, për të diskutuar më shumë rreth kësaj çështje.

Presidenti serb shpreson që BE do të kuptojë që dikush nuk mund të nënshkruajë “marrëveshjen dhe më pas të miratojë një rezolutë që mohon ekzistencën e komunave serbe ose duke thënë se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.” Vuçiç u shpreh po ashtu, se shqiptarë presin që dikush të bëjë presion ndaj Serbisë dhe që ata të thonë “ne do ta nënshkruajmë atë”.

“Unë pres presion në të ardhmen, nuk mendoj se do ta bëjë Lajçak, do ta bëjnë disa vende të mëdha, të cilat do të thonë nëse e pranon, ne do të të godasim në kokë, do të jesh një demokrat i madh, dhe nëse jo, atëherë do të jesh autokrati më i madh.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME