Categories Covid-19, Lajme

Ndryshon protokolli për kurimin nga koronavirusi në shtëpi

Ndryshon protokolli për kurimin e personave pozitiv Covid nga mjekët e familjes. Risi e këtij protokolli është vizita për të sëmurin apo edhe bërja e ekzaminimeve në banesë.

Sipas protokollit të siguruar nga Televizioni Klan, përcaktohet se format e lehta, ato me pneumoni dhe saturime mbi 92 % do të trajtohen në shtëpi. Po ashtu selektimi nëse është për në spital do e tregojë vetëm skaneri, i cili nuk duhet të bëhet që ditën e parë të shenjave, por në ditën e 5 ose të 6 të sëmundjes.

Antibiotiku do të jepet vetëm në rastet kur ka ulje të oksigjenit, apo vështirësi në frymëmarrje. Po ashtu për rastet, të cilat do të duhet të kryhen injeksione, janë mjekët e familjes dhe infermierët e qendrave shëndetësore të cilët do të asistojnë në banesë.

Mjekët e familjes kanë me dhjetëra raste në ditë persona pozitiv Covid. 90 % e tyre po e kalojnë në shtëpi. Sipas bluzave të bardha grup mosha më e prekur janë të rinjtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME