Categories Lajme

‘Ndryshova pamjen’, Nuredin Dumani dëshmon si i shpëtoi arrestimit në Kosovë

Nuredin Dumani ka udhëtuar disa herë mes Kosovës edhe Shqipërisë në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku edhe pse i shumëkërkuar për disa vrasje ka arritur të hyjë dhe të dalë mes dy shteteve pa asnjë problem.

Mësohet se i penduari i drejtësisë është ndihmuar për të kaluar kufirin nga personi me iniciale B. G., i cili konsiderohet si i forti i Kukësit. Ky i fundit raportohet se është person me reputacion në botën e krimit dhe ndikimin në policinë lokale.

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, mësohet se përmes ndërhyrjeve të këtij shtetasi tek efektivët e policisë kufitare, Nuredin Dumani kalonte në territorin e Kosovës dhe anasjelltas pas asnjë problem.

Hera e fundit kur i penduari i drejtësisë kaloi në pikën kufitare të Morinës ishte në muajin mars 2022 dhe për të kaluar nga Kosova në Shqipëri, ai është ndihmuar pikërisht nga i “forti” i Kukësit.

Nuredin Dumani ka rrëfyer për prokurorët se erdhi drejt vendit tonë, jo vetëm sepse kishte planifikuar të vriste, Elton Kilën, i njohur si Oti, si edhe Talo Çelën, por edhe sepse banesa ku ai ishte strehuar në Kosovë ishte zbuluar nga policia.

“…pasi u identifikova se ku isha, policia më ka rrethuar pallatin, me qëllim për të bërë arrestimin tim. Unë kam palos flokët, kam ndryshuar pamjen dhe kam dalë direkt nga apartamenti.

Thjesht kam kaluar mes policisë. Ato më panë, por nuk ishin të sigurt dhe unë vijova, ika…”- ka rrëfyer Nuredin Dumani, sipas dosjes së siguruar nga Ora Neës.

Mësohet se i shumëkërkuar është larguar me makinë në drejtim të Prizrenit dhe ka hipur në një taksi drejt pikës kufitare të Morinës.

Aty ka pajtuar kundrejt 40 eurove një taksist tjetër dhe i ka pohuar këtij të fundit se i kishte humbur karta e identitetit dhe nëse mund ta kalonte në doganë.

“Dumani është ndihmuar pikërisht nga B.G, i cili njihet në Kukës si person me reputacion në botën e krimit dhe ndikimin në policinë lokale.

Sapo ka kaluar kufirin, Dumani i ka shkruar Henrin Hoxhës, që të dilte për ta pritur në Milot, pasi po vinte në këtë zonë me një taksi private ngjyrë të zezë. Takimi mes dy miqve është kryer pikërisht në Milot. Ndërsa më pas së bashku janë larguar në drejtim të Lezhës dhe mandej në zonën e ish-bllokut në Tiranë”, tha burimi nga SPAK.

Ndërkohë, SPAK dhe SHÇBA kanë nisur hetimet për të verifikuar efektivët e policisë kufitare që kanë lejuar Nuredin Dumanin të kalonte pa asnjë problem në Morinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Jeta ime në rrezik”- Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do të transferohet nga “313” në burgun e Fushë-Krujës

Është pranuar kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar nga IEVP “313” në burgun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

59-vjeçari u dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, zbardhet dinamika e ngjarjes së 13 prillit në Durrës. Arrestohet 42-vjeçari…

Policia e Durrësit ka zbardhur rrethanat e vdekjes së një 59-vjeçari, ngjarje e cila fillimisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 62-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestruan dhe akuzat ndaj tij nga policia e Lezhës

Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (18 prill) nga policia e Lezhës, pasi akuzohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ja arsenali i sekuestruar në Burgun e Peqinit, Nga çakmaku i shkrirë për thikë dhe kaçavidat e improvizuara, te gërshërët etj….

Thika dhe kaçavida të improvizuara, gërshërë, pirun, pajisje elektronike dhe deri në çakmakë dhe kabuj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i befasishëm në burgun e Peqinit, nisin kontrollet në qeli

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërmarrë një operacion të gjerë dhe…

LEXO ME SHUME