Categories Lajme

Në 24 orët e fundit, 19 lekëndje tërmeti në Shqipëri/ Çfarë po ndodh

Rajoni juglindor i Shqipërisë ditët e fundit nuk ka gjetur qetësi nga tërmetet. Brenda 24 orëve janë regjistruar 19 tërmet me intensitet të ulët, por që ka shkaktuar panik tek banorët.Tërmeti i fundit me magnitudë 2 ballë ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, me epiqendër në fshatin Nikolicë të Devollit, me një thellësi 1.7 km. Sapo kishte kaluar mesnata, një tjetër tërmet me intensitet më të ulët ra përsëri në fshatin Nikolicë.Lëkundjet e tjera që arrijnë deri në 3.2 ballë e kanë pasur epiqendrën kryesisht në zona të Devollit si Miras, Nikolicë dhe Ziçisht, por edhe në Korçë si në Bezhan apo Libohovë.Mëngjesin e të premtes (1 nëntor) një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi juglindjen, duke shkaktuar edhe dëme materiale.Prefekti i qytetit juglindor, Dhori Spirollari ka deklaruar se janë thelluar dëmet konkretisht në 6 banesa në Qafzezë dhe në 4 të tjera Vidohovë.Prefekti i Korçës u ka bërë thirrje bashkive që t’ju qëndrojnë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME