Categories Lajme

“Në autobus më thanë që jam i Al Kaedës”! Egbo tregon racizmin në Shqipëri

Klubi i Tiranës u shpall matematikisht pak ditë më parë si kampionia e Kategorisë Superiore dhe trajneri i saj, Emmanuel Egbo mori vëmendjen e shumë mediave botërore si drejtuesi i parë afrikan që do të drejtojë një klub në Champions League sezonin e ardhshëm.

Në një intervistë të gjatë për BBC, Egbo rrëfehet për aventurën e tij në Shqipëri që nga koha kur nënshkroi për herë të parë kontratën si futbollist deri tek arritja më e fundit e fitimit të titullit kampion.

“Ka njerëz që nuk duan që unë të fitoj për shkak të ngjyrës sime. Ka racizëm, një ndeshje më kanë hedhur banane dhe më kanë pështyrë. Policët kishin frikë të shkonin te tifozët. Mua më duhej vetëm që ta pranoja. Një ditë dy burra në autobus flisnin shqip: “Ky mund të jetë i Al Kaedës”. “A mbaruat i thashë?”, dhe menjëherë mezi po prisnin që të zhdukeshin. Në Afrikë më thanë: “Nuk e dini se çfarë keni bërë për ne me këtë kampionat të fituar. Ishte si kur Obama fitoi në Amerikë, saktësisht mënyra sesi shihet këtu”, tha Egbo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME