Categories Lajme

Në burg nga “uria” për bukë, i riu vodhi dy kalcone dhe një molto, pas tre vitesh përballë drejtësisë

Alo policia? Dikush më ka vjedhur në dyqan. Ishte kjo telefonata në sallën operativë të policisë së tiranës e cila mbrëmjen e 15 dhjetor ka alarmuar blutë e komisariatit 4.

Teksa një patrullë mbërriti në subjektin e shtetasit A.Bakollari ajo që zbuloi ishte se një i ri kishte vjedhur në furrën e tij dy kalcone dhe një molto duke u larguar me vrap.

Shuma e ushqimeve të vjedhura në vlerën e 200 lekëve u kthye në procedimin penal, ku pas tre viteve prokuroria e tiranës kërkon dënimin e autorit të dyshuar 21 vjeçarit F.Ogiçi.

Sipas dokumentave të siguruara rezulton një person me precedent penal dhe i njohur për policinë dhe drejtësinë pasi ndaj ti ndër vite ka edhe 6 dënime për vepra të ndryshme penale, përfshi vjedhjen e trafikim canabisi.

Ai kish mundur ti shpëtonte arrestimit ndër muaj e vite, por uria për bukë e çoi pas hekurave duke bërë që i riu të shlyej dënimet e mëparshme si dhe të përballet me drejtësinë për vjedhjen e 2 kalconeve dhe një molto.

E teksa proçedurialisht kosto e një procesi të tillë me angazhimin e policëve, prokurorisë e gjykatës shkon minimalisht në 35 mijë lekë të rinjë pa llogaritur ditën e qëndrimeve me 50 euro ditë në paraburgimt të të riut, ironia e ligjit është procedimi i tij për vetëm 200 lekë.

I pyetur gjatë hetimeve i riu ka treguar se gjithcka e ka bërë nga uria për ushqim dhe do ja rikthente shpejt lekët fqinjit të tij, po denoncuese ka shpjeguar se edhe më herët Ogiçi ka vjedhur në furrën e tij deri tek celulari por e ka falur se i vinte keq.lajmi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME