Categories Lajme

Përjashtohet nga drejtësia gjyqtari i Tiranës Ardian Kalia

Komisioni i Vetingut ka vendosur dy ditë më parë të përjashtojë për 15 vjet nga drejtësia gjyqtarin e Tiranës, Ardian Kalia, pas vendimit të tij për të dhënë dorëheqjen, një lëvizje kjo taktike për të shmangur përballjen me Vetingun. Procesi i verifikimit për gjyqtarin e Tiranës ka nisur që në dhjetor të vitit 2019. Në 5 korrik të këtij viti, Ardian Kalia ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkesën për dorëheqje nga funksioni si gjyqtar. Kërkesa është miratuar nga KLGJ-ja në 16 korrik 2021.

Në këto kushte, Komisioni i Vetingut ka vendosur ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe përjashtimin e gjyqtarit nga drejtësia, siç ka operuar edhe më mbi 70 raste të tjera.

Ardian Kalia është një emër i njohur në sistemin e drejtësisë. Në vjeshtën e vitit 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e kallëzoi penalisht në prokurori gjyqtarin Ardian Kalian, për deklarim të rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme për justifikimin e pasurisë.

Sipas kallëzimit të ILDKPKI, gjyqtari Kalia nuk justifikonte një pasuri me vlerë rreth 40.000.000 lekë, ndërsa kishte bërë deklarim të rremë për kontratat e apartamenteve me vlerë 73.000 euro dhe 44.000 euro, pra për një pasuri në total mbi 500 mijë USD.

Dosja e gjyqtarit është mbyllur në heshtje nga prokuroria, ashtu siç edhe është operuar me rreth 500 dosje të tjera nga viti 2014 deri në vitin 2021. Me qëllim për të mbyllur dosjet pa zhurmë dhe larg syrit të medias, fillimisht është ushtruar presion ndaj ILDKPKI për të mos publikuar më denoncimet në prokurori për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Dhe ashtu ndodhi. Prej disa vitesh, ILDKPKI nuk i publikon më emrat e zyrtarëve të kallëzuar, por vetëm numrin e kallëzimeve penale.

Emrat e të kallëzuarve dhe akuzat mbahen sekret edhe nga prokuroria. Nga viti 2014 deri në 2020, ILDKPKI ka referuar mbi 500 kallëzime në prokurori dhe SPAK, ndërsa dënimet janë të papërfillshme, fakt i konstatuar me shqetësim edhe në progres raportin e fundit të Brukselit për Shqipërinë.

Ndërkaq, në vjeshtë e vitit 2015, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i kërkoi Këshillit të Lartë Drejtësisë, shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Ardian Kalia për shkelje të rënda gjatë ushtrimit të funksionit.

Kërkesa u rrëzua nga KLD-ja, ashtu siç edhe operonte me dhjetëra raste të tjera, pasi KLD-ja ishte kthyer në një mburojë e praktikave abuzive në gjyqësor. Shumica e anëtarëve të KLD-së u shkarkuan nga Vetingut për pasuri të paligjshme ose dhanë dorëheqjen për t’i shpëtuar përballjes me Vetingun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME