Categories Lajme

Në burg për inceneratorët, Lefter Koka kërkon heqjen e sekuestros ndaj pasurisë

Ish-Ministri Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, përveç betejës penale vijon në gjykatë edhe atë për pasurinë.

Koka ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për pasurinë e sekuestruar për inceneratorin e Fierit. Me anë të rekursit tashmë të depozituar në GJL, ish-ministri i Mjedisit ka kërkuar zhbllokimin nga sekuestro të katër 4 pronave, të bllokuara me urdhër të SPAK si pjesë e hetimit pasuror që po kryhet ndaj tij, për rastin e inceneratorit te Fierit.

Pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, për inceneratorin e Fierit, ish ministrit Koka, SPAK i sekuestroi katër pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e rreth 1.2 milion eurove, shumë e cila përkon me abuzimet që Koka dyshohet se ka përfituar në mënyrë abuzive për koncesioni  e inceneratorit të Fierit.

Ky është rasti i dytë që Koka i drejtohet me rekurs gjykatës së Lartë për zhbllokimin e pasurisë. Disa muaj më parë rekursi i tij, për zhbllokimin e pijeve “Gjergj Kastriot Skënderbejt” dhe disa pronave të tjera të vëna nën sekuestro në përfundim të hetimeve paraprake për inceneratorin e Elbasanit, u rrëzua nga anëtari i gjykatës së Lartë, Sander Simoni.

Koka u arrestua nëntorin e kaluar, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ai dyshohet se për ndërtimin e Inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit ka përfituar ne formë ryshfeti, rreth 4.9 milion euro/abc

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME