Categories Lajme

Në Durrës nuk duhet të ndërtohen objekte të larta

Në Durrës nuk duhet të ndërtohen objekte të larta. Është ky konkluzioni i një studimi të Institutit të Gjeofizikës dhe Sizmiologjisë në Selanik së bahsku me atë të Institutit të Gjeoshkencës në Tiranë. Kreu i Departamentit të Sizmiologjisë, Rexhep Koçi thotë se gjetjet dolën pas tërmetit të 26 Nëntorit.

“Kemi bërë një mikrozonim për qytetin e Durrësit, meqënëse është qyteti më i madh i prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, që është përfunduar dhe ka rezultuar që periodat e studiuara të truallit mbështesin idenë që në Durrës nuk duhet të ngrihen objekte të larta.

Pothuajse një pjesë e mirë e Durrësit. Kjo shërben shumë për atë fushë që kemi përpara për rindërtimin e Durrësit, por nuk e dimë se sa autoritetet do e marrin në konsideratë”. Përsa i përket tërmeteve të regjistruara dy ditët e fundit, specialisti i sizmiologjisë thotë se ato janë pasgoditje të tërmetit të 26 Nëntorit.

“Këto tërmete janë në zonën që ka qenë aktive që në 26 Nëntor, janë tërmete që janë në atë vazhdën e asaj periudhe që ne e kemi quajtur post-tërmeti, të cilat herë pas here kanë njëfarë rritje, fashiten, qëndrojnë, riaktivizohen”.

Stacionet e vendosura nga ekspertët gjermanë tregojnë se në zonën e Durrësit ka një aktivitet të shtuar sizmik. Por kreu i Departamentit të Sizmiologjisë thotë se të gjitha gjetjet nga 30 stacionet portabël të vendosur në Shqipëri pritet të dalin në fund të muajit Qershor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME