Në Afrikën Perëndimore ndodhet një fshat aspak i zakonshëm, kjo pasi çdo shtëpi aty është një vepër arti në vete. Fshati Kassenas që ndodhet në zonën Burkina Faso shtrihet në një kodër me pamje nga dielli me rreth 1.2 hektarë tokë ku mund të shihet një arkitekturë e veçantë.

Fshati qëndron ekstremisht i izoluar dhe i mban larg vizitorët, për të mbrojtur traditat dhe integritetin e strukturës së tyre. Ka interes për ta zhvilluar fshatin duke u përqendruar tek turizmi kulturor, por ky do ishte një proces delikat.

