Categories Lajme

Në fundjavë humbi jetën një adoleshent, çfarë kapi policia në mesnatë tek “rruga fatale”

Garat me makina dhe shpejtësia e lartë në rrugët e Tiranës janë kthyer në një problem të madh për policinë. Gjatë mesnatës së djeshme, policia ka kapur një numër të madh drejtuesish makinash me shpejtësi tejë normave të lejuara, të cilët krahas vetes rrezikonin edhe jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës. Njëri prej shjoferëve u kap me 204 km/h, një shpejtësi kjo më shumë se dy herë më e lartë nga ajo e lejuar.

Pikërisht në këtë aks, katër ditë më parë u aksidentua për vdekje 17 vjeçari Kristjan Vasili, i cili sipas policisë ishte pasagjer në një makinë që po bënte gara tek rrethrrotullimi i Saukut.

Postimi i policisë

Tiranë Rruga është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës. Vijojnë kontrollet parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak të shpejtësisë dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.

140 km/h – 180 KM/h në aksin Sauk – Teg, prej orës 20:00 deri në 22:00, kur fluksi i mjeteve në lëvizje është i madh. Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar.

Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë , në dy orë, në rrugën Interurbane Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas janë konstatuar dhe pezulluar 22 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 140 km/h – 180 km/h , rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bej statistike rrugore. familja ka nevoje për TY , jo për fotot dhe videot e tua.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME