Categories Lajme

Në Gjermani hyn në fuqi ligji për identitetin e tretë gjinor

Njerëzit interseksualë në Gjermani, nga 1 janari, mund të identifikohen ligjërisht si një gjini e tretë.

Parlamenti gjerman e miratoi ligjin në dhjetor, ndërsa ai hyri në fuqi të martën.
Njerëzit që nuk i përshtaten përkufizimit biologjik të meshkujve apo femrave tani mund të zgjedhin kategorinë “ndryshe” në dokumentet zyrtare. Ata që e zgjedhin këtë opsion do të duhet të kenë një certifikatë mjekësore për t’u regjistruar. Njerëzit interseksualë lindin me karakteristika edhe mashkullore, edhe femrore, të cilat mund të shfaqen në lindje ose më vonë.

Edhe vende të tjera kanë miratuar ligje në vitet e fundit që ndihmojnë njohjen e njerëzve interseksualë – në mesin e tyre: Austria, Australia, Zelanda e Re, Malta, India dhe Kanadaja.
Kombet e Bashkuara thonë se 1.7% e popullsisë së botës është e lindur me tipare interseksuale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME