Categories Lajme

Në Kabul është bllokuar edhe një shqiptare, nis operacioni për ta shpëtuar

Autoritetet shqiptare deklaruan pak ditë më parë se në Afganistan nuk kishte më asnjë shtetas shqiptar si personel ushtarak ashtu edhe civil.

Por në të vërtetë atje ndodhet një vajzë nga Tirana e cila punon në një organizatë ndërkombëtare. Vajza nga Shqipëria ka mbetur e bllokuar në Kabul në pamundësi për të lëvizur. Mësohet se ka nisur një operacion në bashkëpunim edhe me forcat amerikane që ndodhen ende në aeroportin e Kabulit për ta përcjellë drejt Shqipërisë vajzën.

Ministria e jashtme është duke bashkërenduar me burimet diplomatike amerikane për të zhvendosur nga Kabuli, Anën, vajzën nga Shqipëria e vetmja shqiptare që ndodhet në Afganistan. Në rrugët e Kabulit është kaos edhe në aeroport situata nuk është aspak e mirë për shkak të dyndjes së atyre që duan të ikin.

Ndërkohë talebanët sapo kanë marrë pushtetin kanë nisur të vendosin postblloqe në rrugë dhe të marrin kontrollin e institucioneve. Sot ata nisën vendosjen e ligjeve të sheriatit. Të gjitha femrat duhet të mbajnë burka dhe nuk mund të lëvizin të vetme. Kjo situatë e bën edhe më të vështirë operacionin për të shpëtuar Anën shqiptaren e vetme që u bë dëshmitare se si Afganistani ra sërish në errësirën mesjetare të regjimit të talebanëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME