Categories Lajme

Qeveria lë studentët jashtë, afganët do të futen te konviktet në Qytet Studenti

Strehimin e një pjese të afganëve në vendin tonë duket se qeveria shqiptare do të bëjë në ambientet e konvikteve studentore nr.2 dhe 4 në Tiranë. FaxNews ka mundur të marrë një konfirmim përmes një kamere të fshehtë të bërë në ambientet e sekretariatit të Qytet Studentit.

Gazetarja Fiona Çela është interesuar për sigurimin e një dhome të lirë në konventitet e QS, por përgjegjësja e konviktit ka pranuar se kjo nuk është e mundur pasi në godinat e studentëve do të strehohen afganët të cilët pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

Sipas përgjegjëses së konviktit madje ka filluar spastrimi i disa godinave nga studentët për të siguruar ambiente të lira. Sipas saj urdhëri ka ardhur sot dhe bën me dije se janë pezulluar regjistrimet për studentët, për të filluar në shtator pasi godinat për dy javë do të jenë të zëna nga afganët.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja e FaxNews: Përshëndetje jam e intersuar për të ditur nëse ka vende për tu futur në konvikt, jo për vete por për një të afërmin tim që jeton jashtë.

Përgjegjësja e konviktit: Jo për momentin jo, se jemi duke akomoduar studentët që kemi këtu se kemi një emergjencë.

Gazetarja: Ne dëgjuam se do vinin këta afganët të strehoheshin këtu, është e vërtetë?

Përgjegjësja e konviktit: Po, dy javë do të rrinë këtu.

Gazetarja: Do rrinë dy javë?

Përgjegjësja: Po

Gazetarja: Në të gjithë konviktet?

Përgjegjësja e konviktit: Jo në të gjithë konviktet, por janë disa godina që po i zbarazim tani dhe po i akomodojmë te godinat e tjera. Gazetarja: Për dy javë, pastaj do ikin? Përgjegjësja e konviktit: Pastaj do fillojnë regjistrimet, ndaj do interesohesh më vonë nga shtatori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME