Categories Lajme

Në kërkim për vjedhje, 40-vjeçari nga Durrësi arrestohet në Muriqan

Muriqan, Shkodër , Intensifikohen kontrollet nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve është kapur një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, në dalje të RSH-së kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës, pasi më datë 13.03.2022, shtetasi E. K., 57 vjeç, banues në Kosovë, ka bërë kallëzim se 40-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka vjedhur me dhunë disa dokumente dhe shumën 850 euro. Ky shtetas iu dorëzua strukturave të Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME