Categories Lajme

Alarm në Durrës, ngordhin 500 000 pula, dyshohet për grip shpendësh

Gripi i shpendëve dyshohet se ka prekur pularitë e mëdha në Durrës. Më shumë se 500 mijë pula kanë ngordhur ditët e fundit, duke shkaktuar panik për përhapjen e gripit të shpendëve.

Tre prej kompanive më të mëdha në qytetin bregdetar iu kanë ngordhur të gjitha pulat.

Deri tani analizat thonë se kemi të bëjmë me sëmundjen e laringotrakeit infektiv. Nuk është ende e qartë se cili variant i virusit po qarkullon, por dyshohet se po dëmton rrugët e frymëmarrjes së shpendëve.

Disa ditë më parë ka qenë i ftuar në ABC Live Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Korçë, Iljon Thanasi i cili ka dhënë detaje në lidhje me përhapjen e gripit të shpendëve në Prespë në anën Greke.

Thanasi tha se deri më 10 mars te ne nuk ishte konfirmuar asnjë rast i pelikanëve të sëmurë apo shpendëve të tjerë.

Por në rast se do të ndodhte ai tha se jemi të rrezikuar dhe se banorët duhet që të bëjnë kujdes.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos prekin me dorë asnjë shpend të ngordhur që mund të shikojnë në liqen, por të njoftojnë menjëherë autoritetet përkatëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME