Categories Lajme

Në kërkim për vrasje, arrestohet shqiptari në Kakavijë

Policia greke njoftoi ditën e sotme kapjen e një shqiptari në doganën e Kakavijës, i cili rezulton me urdhër arresti nga Prokuroria e Pireut për veprën penale “bashkëpunim në vrasje me dashje”.

Policia greke nuk dha detaje më tepër, por u shpreh si shqiptari kishte tentuar të hynte në Greqi dje pasdite dhe ishte ndaluar nga sektori i verifikimit te pasaportave dhe policia e Janinës.

Mësohet se shqiptari i arrestuar është 35 vjeç dhe rezultonte në kërkim për vrasjen e shqiptarit Rigert Dervishi, 32 vjeç, ndodhur më 13 nëntor 2016 në lagjen “Keratsini” të Pireut.

Për këtë ngjarje policia greke identifikoi dy autorë shqiptarë, njëri prej të cilëve, aktualisht 36 vjeç, në momentin e identifikimit në vitin 2018, rezultoi të ndodhej në burg për çështje droge.

Sipas policisë greke, viktima Rigert Dervishi është qëlluar nga dy vrasës me pagesë gabimisht, pasi objektiv ishte baxhanaku i tij, shqiptari Th. V., sot 42 vjeç.

Dervishi kishte pikasur dy atentatorët teksa i ruanin banesën dhe ka dalë me automjet duke i ndjekur. Dy vrasësit teksa kanë parë viktimën që po i ndiqte, kanë menduar se ai ishte objektivi dhe kanë hapur zjarr ndaj tij.

Zyrtarisht policia greke tha se vrasja ishte porositur nga një shtetas që ndodhet në Shqipëri, i cili ishte dënuar me parë për vrasjen e një pronari karburanti ne Shqipëri se bashku me baxhanakun e Dervishit. Pas daljes nga burgu, porositësi kishte filluar konfliktet me baxhanakun e viktimës dhe kishte porositur vrasjen e tij.Ne vitin 2016, vrasja e Rigert Dervishit doli edhe ne përgjimet e bandës famëkeqe qe drejtohej nga shqiptar i paidentifikuar i njohur si “Genti”.

Nga përgjimet e atëhershme u tha se “Genti” kishte urdhëruar vrasjen e 36 vjeçarit atëherë Th. V., baxhanak te Dervishit, duke i thënë një personi ne telefon se “Me ke borxh 40 mije euro. Hiq qafe … dhe as nuk te kam e as nuk me ke borxh”. Th. V ishte tentuar te vritej me pare me bombe me telekomande ne 14 shtator 2016 por atentati kishte dështuar.

Operacioni “Kimera” për kapjen e bandës se “Gentit” qe rezultoi me arrestimin e 59 personave dhe shpalljen në kërkim te 46 te tjerëve, kryesisht shtetas shqiptare nga Vlora, Saranda, Delvina, Tepelena, Memaliaj, Mallakastra, Patosi, Korça, Maliqi, Skrapari, Cërriku, Kuçova, Pogradeci, Tirana, Durrësi, Rrësheni qe shpërndanin droge ne Greqi u realizua ne fund nëntori 2016.Edhe pse pas operacionit policia greke deklaroi se kishte marrë indice nga përgjimet për vrasjen e Rigert Dervishit, për shkak të larjes së hesapeve të drogës së baxhanakut te tij, zyrtarisht vrasja u shpall e zbardhur ne vitin 2018.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet 43-vjeçari pasi goditi me sende të forta administratorin te “Syri i Kaltër”

Një konflikt i ndodhur mesditën e sotme në parkimin e “Syrit të Kaltër” ka përfunduar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri\ Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 42-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor në provincën e Trentos i ka marrë jetën një 42-vjeçari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan me armë gjahu, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin!

Gjykata e Shkodrës ka lënë në qeli 64-vjeçarin, Shtjefën Ziçi i cili vrau me armë gjahu bashkëshorten…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u larë, I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. 15-vjeçari Fatjon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në plazhin e Velipojës,…

LEXO ME SHUME