Categories Lajme

Në kohën e diktaturës iu hoq e drejta e botimit, ndahet nga jeta shkrimtari i njohur (FOTO)

Shkrimtari i mirënjohur Mehmet Myftiu është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Ai ishte dënuar nga regjimi i diktaturës komuniste edhe pse kishte qenë partizan që në moshë të vogël. Për 26 vite deri në fund të diktakturës atij i ishte hequr e drejta për të shkruar dhe botuar, ndërsa këto vite punoi si cigareshitës.

Jeta dhe vepra e Mehmet Myftiut:

Lindi në Tiranë, i biri i Hamitit dhe Nuries.

Pas Luftës së Dytë Botërore punoi si gazetar në redaksinë e ‘Letrari i Ri’ dhe qe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve duke fituar dhe një çmim të parë më 1952] për tregimin Fabrika e çimentos. Shtatorin e 1953 nisi vitin e parë në Institutin Pedagogjik në kryeqytet. Më 1954, së bashku me miqtë e tij Mark Ndoja dhe Kasëm Trebeshina, u përjashtuan. Myftiun e arrestuan dhe internuan në Shtyllas të Fierit dhe më pas në Maminas të Shijakut. Një rehabilitim i përkohshëm bëri të mundur, që Mehmeti të përfundonte Institutin e Lartë Pedagogjik dhe të punësohej si arsimtar.

Qershorin e 1965, Mehmet Shehu dënoi në mbledhjen e Pleniumit të XV të Komitetit Qendror romanin ‘Shkrimtari’ të Myftiut ku sipas kryeministrit të kohës ‘heroi nuk është tjetër veçse Kasëm Trebeshina, shok i ngushtë mendimi i autorit, element antiparti i vendosur kundër pushtetit popullor, antisocialist…’. Iu hoq e drejta e botimit dhe punoi cigareshitës për 26 vitet e mbetura të diktaturës.

Image result for Në kohën e diktaturës iu hoq e drejta e botimit, ndahet nga jeta shkrimtari i njohur (FOTO)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME