Categories Lajme

“Në lojë është para e madhe”, gazetarja për vajzën nga Kenia: U dhunua barbarisht, kush është bosi i kazinosë ku punonte?

Gazetarja e njohur e kronikës Klodiana Lala, thotë se po investigon rreth rastit të dhunimit të një vajze 22 vjeçare nga Kenia, në Tiranë 3 muaj më parë. Vajza punonte në një nga kazinotë e Tiranës dhe u gjet thuajse e vdekur poshtë pallatit ku banonte.

Lala ngre hije dyshimi rreth ngjarjes, duke thënë se Policia reagoi vetëm 3 muaj pasi vajza keniane u dhunua barbarisht. Ajo pyet dhe për pronarin e kazinosë ku punonte 22 vjeçarja, nëse Policia do të arrijë deri atje.

“Nje vajze nga Kenia eshte dhunuar ne menyre barbare 3 muaj me pare ne Tirane. Lajmi eshte mesuar vetem pak dite me pare dhe policia u njoftua me nje reagim qe ne thelb nuk thoshte asgje.

Fakt eshte qe e reja punonte ne nje kazino. Policia nuk ka bere publike se ne cilen kazino ishte punesuar vajza nga Kenia, ne ckushte punonte ajo? Kush eshte bosi i kazinose? A po ndikon ai qe ceshtja te mbyllet? Cfare dinte vajza qe e dhunuan? Pyetje qe kerkojne pergjigje…

A do mundet policia ta zbardhe kete ngjarje? Mbetet per tu pare. Sepse ne loje eshte para e madhe… Une po hetoj rreth bosit te kazinose”, shkruan Klodiana Lala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME