Categories Lajme

Në mesditë reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot deri në orët e mesditës do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell. Më tej parashikohet mot, me vranësira të dendura në të gjithë territorin. Deri në orët e mesditës do të ketë reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët ndërsa, në jugperëndim dhe veriperëndim deri mesatar, në formë shtrëngatash.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në jugperëndim dhe veriperëndim reshjet do të jenë të vazhdueshme, me intensitet mesatar deri dhe të lartë, në formën e stuhive dhe rrebeshëve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Nga orët e pasdites deri ato të mesnatës reshjet do të jenë me intensitet mesatar në të gjithë vendin ndërsa përgjatë vijës bregdetare, veriperëndim dhe sidomos jugperëndim reshjet do të jenë me intensitet të lartë. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare dhe e fortë deri në 20-25 m/s intensive përgjatë vijës bregdetare zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-6 ballë. Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Shkodër 13/23, Re shi stuhi Kukës, 11/22 Re shi stuhi Lezhë ,13/22 Re shi stuhi Dibër, 9/20 Re shi stuhi Durrës,14/24 Re shi stuhi Tiranë, 15/25 Re shi stuhi Elbasan, 13/24 Re shi stuhi Berat ,12/25 Re shi stuhi Vlorë, 14/24 Re shi stuhi Korçë, 9/18 Re shi stuhi Gjirokastër, 11/23 Re shi stuhi Sarandë, 13/23 Re shi stuhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME