Categories Lajme

VIDEO\ Vlora u zgjua me maskë sot

Vlora u zgjua me maskë sot, Të shumtë,  nga i madhi tek i  vogli, nga gjyshërit tek të rinjtë e fëmijët kishin mbuluar buzëqeshjen me maskë. Në rruge kishte dhe ndonjë “të pabindur” të aktit normativ për mbajtjen e maskës, që hyri në fuqin ditën e sotme. Mosmbajtja e maskës gjobitet me 3 mijë lekë të rinj, ndërsa përsëritësit do të duhen të paguajnë 5 mijë lekë të rinj. Pagesa e gjobës do të bëhet përmes faturës së energjisë elektrike. Në një postim të tijin mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama sjell shembullin e Gripit Spanjoll të 100 viteve më parë duke shtuar se si mos pasojë e respektimit të rregullave humbën jetën rreth 50 milionë njerëz.

Kur maska bëhet e detyrueshme:

Sa herë dilni nga shtëpia; b. Cdo individ mbi moshën 11 vjeç; c. Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës. d. Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar e. Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit. f. Edhe gjatë ecjes në rrugë g. Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh h. Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj i. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë j. Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante k. Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes l. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19
m. Në të gjitha institucionet fetare. n. Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë. o. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme. Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj.

Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj
b. Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset. c. Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset. d. Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare e. Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente). f. Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli g. Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.  h. Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

Rastet kur maska nuk është e detyruar: Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës. Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive. Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë. Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes. Akti normativ i botuar në Fletoren Zyrtare:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME