Categories Lajme

Në Oxford po bëhet gati vaksina çudibërëse anti-covid, 10 herë më e lirë se ajo e Pfizer

Jo vetëm Pfizer dhe BionTech. Edhe në Britani po prodhohet një vaksinë që mund të bëjë çudira. Drejtuesi i testimeve të kryera mbi vaksinën e Universitetit te Oksfordit dhe AstraZeneca-s, Profesor Andrew Pollard, thotë se ekipi është “optimist” se injeksioni do të jetë gati përpara Krishtlindjeve. Akademiku thotë se antivirali i tyre është dhjetë herë më i lirë se produkti i Pfizer – i cili kërkon dy injeksione me disa javë larg dhe duhet të ruhet në temperaturën -78C.

Vaksina e AstraZeneca-s sakaq mund të mbahet edhe në temperaturë të zakonshme frigoriferike dhe është shumë pranë të dëshmuarit të efikasitetit të saj. “Kemi punuar pa reshtur gjatë gjithë vitit dhe mezi presim të shohim rezultatet në muajt në vazhdim. Jemi një ekip i vogël akademik në Oksford. Është një mrekulli që kemi qenë në gjendje të kryejmë prova të një shkalle të gjerë në një kohë të tillë rekord. Partneri ynë AstraZeneca do ta dorëzojë vaksinën mbi një bazë jo-fitimprurëse”, u shpreh ai.

BE-ja njoftoi në muajin shtator se sapo të hidhet në treg vaksina kundër COVID-19, do t’i dhurojë një pjesë edhe Shqipërisë, shkruan top channel. Komisioni Evropian tha se kishte nënshkruar një kontratë pikërisht me bio-farmaceutike “AstraZeneca” për të blerë 400 milionë vaksina antiCOVID-19 për të gjitha vendet e bllokut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME