Categories Sport

Në Pejë, Legjenda Vasil Ruci me Flamurtarin e viteve 80-90 në një aktivitet me emra të mëdhenj të futbollit shqiptar dhe më tej

Sporti dhe mbi te gjitha futbolli bashkon gjithë shqiptarët. Në Pejë edhe në kuadër të festave të nëntorit, një triangolare në futboll, mes Flamurtarit të viteve 80-90, përfaqësueses së Kosovës të atyre viteve dhe një përzgjedhje e futbollisteve shqiptar ardhur nga Maqedonia, ish-futbollist të njohur të atyre viteve.

Mbledhur në Pejë në një aktivitet, ku janë sjellë në vëmendje jo vetëm ish-lojtar apo legjenda të futbollit shqiptar, Vlonjat, kosovar e shqiptar të Maqedonisë, por mbi të gjitha qe një aktivitet i tillë të jetë tashmë i përvitshëm, duke zgjedhur këtë vit si destinacion të parë pikërisht Pejën në Kosovë.

Vlerësim edhe të gjithë ata, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në futboll dhe sot mbajnë poste trajnersh apo vijojnë të japin kontributin e tyre në futbollin shqiptar, kosovar apo atë maqedonas. emra të mëdhenj dhe të mirënjohur të mbarë futbollit të Shqiptarisë na sjellë në kujtesë edhe një herë tjetër se një aktivitet i tille mes sportit është ajo cfarë tregon qartëse shqiptarët kudo që janë, tregojnë vlerat e tyre më të mira.  Presidenti i futbollit të Kosovës Agim Ademi, e ka cilësuar një aktivitet shumë të rëndësishëm, mes emrave të mëdhenj të futbollit Shqiptar nga Vlora, Kosova dhe Maqedonia, ndërsa synimi mbetet që ky aktivitet të jetë i përvitshëm.

Ademi tregoi dhe një tjetër të vecantë, faktin se po synohet së bashku me federatën Shqiptare të futbollit edhe një kupë e përbashkët mbarë Shqiptarë. Ish-futbollisti dhe legjenda e Flamurtarit të Vlores Vasil Ruci, iniciatori dhe një nga organizatorët kryesorë të aktivitetit ka vlerësuar faktin se mbarë shqiptarët bëhen bashkë në një aktivitet të tillë, por me qëllimin që Vlora, Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia të jenë bashkë jo vetëm në Sport.

Futbolli ështe ajo cfarë bashkon më shumë dhe natyrisht në të ardhmen të tilla aktivitete të jenë gjithmonë edhe më të shpeshta. Ne fund për fituesit ka edhe medalje nderi, por në një aktivitet të tillë fitues janë të gjithë. Nuk ka rëndësi se kush morri vendin e parë, ajo është cfarë vlen lidhet me pjesëmarrjen dhe faktin që aktivitet të tilla vijnë dhe në kuader të një datë mjaft të rëndësishme për të gjithë shqiptarët si festa e pavarësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME