Categories Bota, Lajme

Në radhë për ushqim, mbi 1000 persona në Gjenevë përfitojnë nga ndihmat

Më shumë se 1.000 persona u vunë në radhë për të përfituar ndihma ushqimore në Gjenevë, duke risjellë në vëmendje ndikimin që coronavirus ka pasur në jetesën e shtresës së varfër dhe emigrantëve edhe në Zvicrën e pasur. Vargu më i gjatë se një kilometër ishte i vendosur jashtë një piste patinazhi të qytetit, ku vullnetarët shpërndanë pako falas me ushqime, ndërsa njerëzit kishin filluar grumbullimin që në orët e para të mëngjesit.

“Teknikisht jam e papunë, ndaj në fund të muajit, xhepat e mi do të jenë bosh. Kemi fatura për të paguar. Dhe nuk jam vetëm unë, janë të gjithë. Shpërndarja e ushqimit është diçka e mirë, sepse do të më ndihmojë për këtë javë, por javën e ardhshme nuk e di,” tha Ingrid Berala, banore në Gjenevë, e ardhur nga Nikaragua.

Në një komb me popullsi afro 8.6 milionë, Zvicra numëronte 660.000 të varfër në vitin 2018. Shumica e tyre ishin prindër të vetëm ose persona me nivele të ulëta edukimi, të cilët nuk kishin mundur të gjenin punë. Sipas Bankës Zvicerane, Gjeneva është qyteti i dytë më i shtrenjtë për të jetuar një familje me tre persona, ndërsa para saj renditet Zyrihu. Edhe pse të ardhurat mesatare në Zvicër kanë një nivel të lartë, kjo nuk i ndihmon aspak personat të cilët e mbyllin muajin me vështirësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME